Ministri Lutkov me ngushëllime për familjet e të vdekurve në tragjedinë në Koçan
- - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov me rastin e aksidentit tragjik i cili ndodhi sot herët në mëngjes në një diskotekë në Koçan, shprehu ngushëllime të thella për familjet e të vdekurve, ndërsa të lënduarve u dëshiroi shërim të shpejtë.
- Post By Fitore Curri
- 15:25, 16 mars, 2025

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov me rastin e aksidentit tragjik i cili ndodhi sot herët në mëngjes në një diskotekë në Koçan, shprehu ngushëllime të thella për familjet e të vdekurve, ndërsa të lënduarve u dëshiroi shërim të shpejtë.
"Të gjitha institucionet nga sfera e kulturës në Shkup i hapën dyert dhe janë vendosur në dispozicion për ndihmë të familjeve dhe të gjithë atyre të cilëve u nevojitet ajo", theksoi ministri Lutkov, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s