• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Lloga personalisht ia dorëzoi Universitetit të Tetovës aktvendimin për regjistrimin e klinikës juridike

Ministri Lloga personalisht ia dorëzoi Universitetit të Tetovës aktvendimin për regjistrimin e klinikës juridike

Shkup, 7 maj 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dje personalisht ia dorëzoi Universitetit të Tetovës, Aktvendimin për regjistrimin e klinikës juridike në regjistrin e Ministrisë së Drejtësisë.

Siç bënë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, Aktvendimi u dorëzua në prani të rektorit të Universitetit të Tetovës, prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, kryetarit të Senatit, prof. Dr. Vullnet Ahmeti, dekanit të Fakultetit Juridik, prof. Dr. Jusuf Zejneli, prorektorit për Financa, prof. Dr. Faton Shabani dhe sekretarit të përgjithshëm të UT-së, Adem Beadini.

Udhëheqësia e Universitetit të Tetovës e nderoi ministrin Lloga me një dhuratë shumë të çmuar, fotografinë e themeluesit dhe rektorit të parë të UT-së, Dr. Fadil Sulejmani, për të cilën ministri tha se tani e tutje do të zë një vend të rëndësishëm në zyrën e tij.

Para drejtuesve të UT-së, dekanatit dhe profesorëve të fakultetit juridik, Ministri Lloga edhe një herë shprehu gatishmërinë për bashkëpunim si dhe për inkuadrim të profesorëve në të gjitha grupet punuese për përpilim të ligjeve.

Ministri Lloga tha se derisa ai të drejtojë me këtë resor, Ministria e Drejtësisë do ta ketë derën e hapur për profesorët dhe studentët e shkencave juridike të Universitetit të Tetovës. fc/

Fotografitë: Ministria e Drejtësisë


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR