Ministri Ljutkov në konferencën botërore të UNESKO-s për politika kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm "Mondiakult 2025" në Barcelonë
- Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov e ka udhëhequr delegacionin e Maqedonisë në konferencën Botërore të UNESKO-s për politika kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm "Mondiakult", që prej sot deri më 1 tetor mbahet në Barcelonë, Mbretëria e Spanjës.
- Post By Sara Ademi
- 15:09, 29 shtator, 2025
Shkup, 29 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov e ka udhëhequr delegacionin e Maqedonisë në konferencën Botërore të UNESKO-s për politika kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm "Mondiakult", që prej sot deri më 1 tetor mbahet në Barcelonë, Mbretëria e Spanjës.
Siç kumtoi Ministria, Ljutkov në konferencë do të mbajë fjalime në sesionin tematik "Të drejtat kulturore dhe Ekonomia e kulturës", ku do t'i prezantojë përpjekjet kombëtare për avancimin e të drejtave kulturore, mbështetjen e krijimtarisë artistike dhe zhvillimin e industrive kulturore dhe kreative.
"Konferenca u shpall e hapur nga kryeministri i qeverisë së Spanjës, Pedro Sançez i cili para të pranishmëve theksoi se kultura nuk i takon vetëm një populli ose një shteti dhe theksoi kulturën si një formë të hapur të dialogut. Para të pranishmëve u drejtuan edhe ministri i punëve të jashtme Hoze Manuel Albarez, kryetari i Qeverisë së Katalonisë, Salvador Ila, ministri i kulturës Ernest Urtasun dhe ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të UNESKO-s për kulturën, Ernesto Otone", citohet në kumtesë.

Në konferencën "Mondiakult" do të prezantohen arritjet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në pjesën e kulturës pas miratimit të Deklaratës "Mondiakult" nga viti 2022, me të cilën definohen të drejtat kulturore dhe konfirmohet roli i kulturës "si një qëllim i veçantë soecifik" në Axhendën për zhvillim të qëndrueshëm pas vitit 2030. sa/
Foto: Ministria e Kulturës dhe Turizmit