Ministri Limani u takua me anëtarët e delegacionit nga Mali i Zi - qëllimi i vizitës, shkëmbimi i përvojave për përfshirjen e romëve në shoqëri
- KUMTESË
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:11, 26 shkurt, 2025

Shkup, 26 shkurt 2025
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të disa ministrive dhe organizatave të shoqërisë civile nga Mali i Zi.
Delegacioni nga Mali i Zi me anëtarë nga ministritë e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, për planifikim hapësinor, urbanizëm dhe pronë shtetërore, për punë të brendshme, për shëndetësi, për mbrojtje sociale, çështje familjare dhe demografi, Këshilli i Romëve, organizatat joqeveritare dhe media janë në një vizitë dyditore në vend të organizuar nga Këshilli i Evropës.
Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave me ministritë resore, institucionet dhe organizatat për praktikat e mira në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pjesën me përfshirjen e romëve, zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030 dhe Planet nacionale të veprimit nga fushat prioritare.
Në takim, ministri iu referua politikave dhe projekteve që po zbatohen në vendin tonë, të cilat synojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të romëve. Këto politika dhe projekte mundësojnë përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin parashkollor, ndërgjegjësimin më të madh të pjesëtarëve të komunitetit rom përmes Qendrave Informative Rome, identifikimi i personave të paregjistruar në librat amë dhe ndihmë në sigurimin e dokumenteve personale dhe përkujdesje të përkohshme dhe integrim social të personave të pastrehë të vendosur në qendrën e pritjes në Vizbegovë.
Ministri Limani u shpreh i kënaqur me vizitën e sotme, e cila mundëson përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me qëllim të avanvcimit të të drejtave dhe mundësive për bashkëqytetarët tanë romë. Ai tha se Ministria mbetet e hapur për të gjitha çështjet që do të kenë ndikim pozitiv në avancimin e situatës në Mal të Zi, si shtet.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
______________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.