• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri Limani dhe euroambasadori Rokas do të marrin pjesë në ngjarjen për projektin e cilësisë së shërbimeve sociale

Ministri Limani dhe euroambasadori Rokas do të marrin pjesë në ngjarjen për projektin e cilësisë së shërbimeve sociale

Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, sot do të marrin pjesë në aktivitetin me rastin e fillimit të projektit “Mbështetja e sistemit për cilësi të shërbimeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Siç thonë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të mbështesë ndërtimin e sistemit funksional, transparent dhe efektiv të shërbimeve sociale të disponueshme për të gjithë qytetarët, veçanërisht për kategoritë vullnetare.

"Në 24 muajt e ardhshëm, projekti do të zbatohet në të gjithë vendin, përmes aktiviteteve që synojnë forcimin institucional, zhvillimin e standardeve dhe indikatorëve, metodologjitë e reja për licencimin dhe trajnimin e profesionistëve", theksojnë nga ministria.

Në ngjarjen e sotme pritet të shkëmbehen edhe përvoja dhe pritshmëri nga organizatat e shoqërisë civile dhe përdoruesit e shërbimeve sociale. rq/

Foto: "Fejsbuk" - faqja e ministrit Limani

 

QËNDRONI TË LIDHUR