Ministri japonez i Bujqësisë dha dorëheqje pasi u mburr për marjen e orizit falas
- Ministri japonez i Bujqësisë Taku Eto sot dha dorëheqje pasi komentet që i dha se merr oriz falas shkaktuan reagime negative, njoftoi agjencia gazetareske Kjodo.
- Post By Sara Ademi
- 09:15, 21 maj, 2025
Tokio, 21 maj 2025 (MIA) - Ministri japonez i Bujqësisë Taku Eto sot dha dorëheqje pasi komentet që i dha se merr oriz falas shkaktuan reagime negative, njoftoi agjencia gazetareske Kjodo.
Eto kërkoi falje sepse tha që merr aq shumë oriz nga mbështetësit e tij, sa që nuk ka nevojë të blejë, gjatë rritjes së çmimeve të orizit në vend, njoftoi agjencia.
Sipas mediave lokale Tokio zhbllokoi rreth 300.000 ton oriz të deponuar ndërmjet muajve mars dhe prill në përpjekje për ta ulur çmimin e ushqimit bazë japonez.
Kjodo citoi të dhëna nga Ministria e Bujqësisë të cilat tregojnë se sasia e përgjithshme e orizit e siguruar nga shpërndarësit kryesor në vend deri në fund të janarit ishte ulur për 230.000 tonë në krahasim me vitin paraprak edhe krahas rritjes së të korrave të orizit.
Kryeministri Shigeru Ishiba, fillimisht tha se nuk do ta shkarkonte Eton për komentet nxitëse, por më vonë u tërhoq nën presion në rritje nga opozita. sa/
Foto: EPA