Ministri izraelit për vizitë historike në Arabinë Saudite
- Ministri izraelit i Turizmit sot arriti në Arabinë Saudite që të marrë pjesë në konferencën e KB-së. Zyra e tij kumtoi se kjo është vizita e parë në vend e një anëtari të Qeverisë izraelite.
- Post By Besnik Shuki
- 18:54, 26 shtator, 2023

Tel Aviv, 26 shtator 2023 (MIA) - Ministri izraelit i Turizmit sot arriti në Arabinë Saudite që të marrë pjesë në konferencën e KB-së. Zyra e tij kumtoi se kjo është vizita e parë në vend e një anëtari të Qeverisë izraelite.
Vizita dyditore e Haim Kac në Riad vjen në kohën kur Arabia Saudite tenton të arrijë marrëveshje eventuale me ndërmjetësim të SHBA-së, me të cilën do të vendosen marrëdhënie formale bilaterale me Izraelin.
"Do të punoj në vendosjen e bashkëpunimit për promovimin e turizmit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Izraelit", tha Kac.
Qeveria e Arabisë Saudite ende nuk e ka konfirmuar vizitën e ministrit izraelit. bsh/