• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri izraelit i Mbrojtjes Galant, shkon në Uashington për bisedime "kritike" për luftën në Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes Galant, shkon në Uashington për bisedime

Tel Aviv, 23 qershor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, ka udhëtuar sot në Uashington për bisedime "kritike" për luftën në Gaza që ka nisur nga 7 tetori dhe tensionet në rritje ndërkufitare me lëvizjen libaneze Hezbollah.

Kryeministri Benjamin Netanjahu shfaqi shpresë për përparim të shpejtë në shkrirjen e dërgesave të armëve dhe municioneve amerikane nga aleati kryesor Izraeli, të cilat ai tha se kishin rënë ndjeshëm në muajt e fundit.

"Izraeli është i gatshëm për "çdo lloj aksioni që mund të nevojitet në Gazë, Liban dhe zona plotësuese", deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant sot para vizitës në SHBA.

"SHBA-ja është aleati ynë më i rëndësishëm dhe kryesor. Lidhjet tona janë kyçe dhe ndoshta më të rëndësishme se kurrë më parë", tha Galant.

Presidenti amerikan Xho Bajden ka qenë në mosmarrëveshje me liderin e krahut të djathtë të Izraelit lidhur me rritjen e numrit të viktimave të civilëve në Gaza, por zyrtarët amerikanë thanë se nuk ishin në dijeni se çfarë donte të thoshte Netanjahu për çështjen e armëve.

Kryeministri izraelit njoftoi se "rreth katër muaj më parë pati një rënie dramatike të furnizimit me armatim që mbërrinte nga SHBA-ja në Izrael. Kemi marrë lloj-lloj shpjegimesh, por... situata themelore nuk ka ndryshuar.

Megjithatë, ai shfaqi shpresë se kjo çështje tani do të zbardhet: "Duke pasur parasysh atë që kam dëgjuar në ditën e fundit, shpresoj dhe besoj se kjo çështje do të zgjidhet në një të ardhme të afërt".

Forcat izraelite bombarduan sërish Gazën sot, një ditë pasi dhjetëra mijëra mbajtën një tubim proteste në Tel Aviv kundër qeverisë dhe për të kërkuar kthimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Tensionet janë ndezur gjithashtu edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin, lëvizja e të cilit Hezbollah e mbështetur nga Irani shkëmben çdo ditë zjarr ndërkufitar me ushtrinë, duke rritur frikën e një lufte gjithëpërfshirëse. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR