• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri italian i Mbrojtjes është shtruar në spital për shkak të dhimbjeve në gjoks

Ministri italian i Mbrojtjes  është shtruar në spital për  shkak të dhimbjeve në gjoks

 Romë, 22 maj 2024 (MIA)  - Ministri italian i Mbrojtjes Guido Krozeto është sëmurë të martën në takimin e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes dhe është dërguar në spital, raportojnë mediat italiane.

Dobësia e përgjithshme është arsyeja që Krozeto u shtrua në spital dje, për herë të dytë për tre muaj, shkruan gazeta italiane "Mesaxhero". 

Ai u dërgua në spitalin "San Karlo di Nansi" në Romë, i njëjti institucion ku u trajtua në shkurt për perikardit. 

 Tani për tani nuk ka  informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të Krozetos nga ministria italiane dhe as nga spitali ku po trajtohet, por sipas burimeve ai në takim është ankuar për dhimbje gjoksi, ndërsa pas konsultimit me mjekun është marrë një vendim  të udhëtojë me automjet privat te reparti kardiologjik në një spital të Romës", shkruan "Mesaxhero.

 Më 13 shkurt, Krozeto vetë ka shkuar për kontroll në të njëjtin institucion mjekësor, duke u ankuar edhe për dhimbje gjoksi, dhe me atë rast u diagnostikua me perikardit ndërsa meqenëse mjekët nuk gjetën ndonjë dëmtim në zemër,   u lirua vetëm disa ditë më vonë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR