• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministri iiranian i Punëve të Jashtme për vizitë në Arabinë Saudite "për të ndaluar gjenocidin izraelit"

Ministri iiranian i Punëve të Jashtme për vizitë në  Arabinë Saudite

 Teheran, 9 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit tha se kryediplomati i Teheranit, Abas Aragçi, sot pasdite do të arrijë në Arabinë Saudite ku do të fokusohet në ndalimin e luftës që po zgjerohet.

 Qëllimi janë përpjekjet e mëtejshme diplomatike "për të ndalur gjenocidin dhe agresionin e regjimit izraelit dhe zbuten dhimbjet dhe vuajtjet e vëllezërve dhe motrave tona në Gazë dhe Liban", ka shkruar zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme Esmail Bagai në X.

 "Duhet të ndalet masakra dhe agresioni", shtoi ai.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR