Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
- - Ministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
- Post By Fitore Curri
- 07:25, 29 maj, 2023
Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Ministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Kosharac do të mirëpritet nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ku do të zhvillohet një takim bilateral mes dy ministrave dhe do të nënshkruhen dy marrëveshje bilaterale.
Ministrat do të nënshkruajnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve janë planifikuar deklaratat e dy ministrave. fc/