Ministri i Sigurisë së BeH për vizitë në Maqedoninë e Veriut
- - Ministri i Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
- Post By Fitore Curri
- 10:27, 12 mars, 2023

Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Ministri i Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Neshiq do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa pas takimit i cili do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë paralajmëruar deklarata për mediat. fc/