• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri i Shëndetësisë Mexhiti ka zhvilluar takim me përfaqësues të Odës së Mjekëve

Ministri i Shëndetësisë Mexhiti ka zhvilluar takim me përfaqësues të Odës së Mjekëve

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV ku temë qëndrore ka qenë përballja me sfidat e migrimit të mjekëve dhe sfidat me të cilat ballafaqohen mjekët në vendin tonë, njoftuan nga Ministria.

 Në këtë takim, njoftojnë nga MSH, u theksua se e njohim kontributin e çmuar që japin mjekët në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor dhe e kuptojmë rëndësinë e kësaj, prandaj duam të jemi të sigurtë që ata të kenë mbështetjen që u nevojitet për të vazhduar të ofrojnë kujdes cilësor. Pyetja mbi çështjen e migrimit të mjekëve është një çështje komplekse dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë me Odën e Mjekëve për të gjetur zgjidhje efektive.
 
Gjatë takimit, diskutuam mënyrat për të shkurtuar procedurat administrative për mjekët, duke e bërë më të lehtë  punësimin e tyre, të ballafaqohen me sistemin dhe të fokusohen në atë që ata e bëjnë më së miri - kujdesin ndaj pacientit.
 
"Besojmë se nga kjo do të përfitojnë jo vetëm mjekët, por edhe do të përmirësojnë cilësinë e përgjithshme të kujdesit shëndetësor në vendin tonë. Diskutimi ishte produktiv në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve nga të cilat do të përfitojnë të gjitha palët e përfshira", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR