• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri i Shëndetësisë kërkon nga Qeveria urgjentisht të ndërrohet stacioni i kompresorit në mënyrë që të punojnë sallat kirurgjike

Ministri i Shëndetësisë kërkon nga Qeveria urgjentisht të ndërrohet stacioni i kompresorit në mënyrë që të punojnë sallat kirurgjike

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri sot i dërgoi shkresë Qeverisë në të cilën kërkon që në mëynrë urgjente dhe të pashtyeshme të ndërrohet stacioni i kompresorit në Qendrën klinike në mënyrë që të punojnë sallat kirurgjike, të cilat tashmë 13 ditë janë të mbyllura.

Demiri, siç qëndron në kumtimin në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë, ka kërkuar edhe të rregullohen të gjitha punët rreth instalimit të stacionit të ri të kompresorit, su dhe të gjithë elementët shoqërues për funksionim të vazhdueshëm të bllokut kirurgjik.

"Përsëris, bëhet fjalë për jetë të njerëzve dhe bëhet fjalë për interes shtetëror. Si ministër i Shëndetësisë lus dhe shpresoj se do të kemi mirëkuptim për të njejtën, edhe pse jam mjaft i vetëdijshëm se ndodhemi në proces zgjedhor para formimit të qeverisë së re, por jeta e njerëzve dhe interesat shtetërore janë më të rëndësish[m se gjithçka", thotë Demiri në shkresën drejtuar Qeverisë.

Demiri, të hënën në konferencë për shtyp deklaroi se sallat kirurgjike në Qendrën klinike janë të vjetra rreth 30 vite dhe se do të përdoren kompresorë të jashtëm derisa nuk marrin dokument qeveritar për rregullshmëri. Sipas ministrit, problemi me mosfunksionimin e klinikave kirurgjike është avaria në stacionin e kompresorit për të cilin priten hulumtime nga Gjermania.

Prej se nuk punojnë klinikat, rastet urgjente të pacientëve dërgohen në Spitalin e përgjithshëm të qytetit dhe në Spitalin "8 Shtatori". ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR