• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri i opozitës është larguar nga qeveria e Netanjahut sepse nuk është pjesë e kabinetit ushtarak

Ministri i opozitës është larguar nga qeveria e Netanjahut sepse nuk është pjesë e kabinetit ushtarak

Tel Aviv, 26 mars 2024 (MIA) - Ministri izraelit Gideon Sar, i cili iu bashkua qeverisë së jashtëzakonshme të unitetit kombëtar të kryeministrit Benjamin Netanjahu pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen pasi nuk ishte përfshirë në kabinetin ushtarak.

Sari u përfshi në qeveri së bashku me disa anëtarë të tjerë të opozitës për të ndihmuar në udhëheqjen e luftës kundër Hamasit në Gazë. 

Largimi i Sarit, së bashku me një tjetër aleat të tij, nuk pritet të ndikojë në stabilitetin e qeverisë së Netanjahut.

Sari më parë ishte rival i Netanjahut në partinë e krahut të djathtë Likud, pas së cilës iu bashkua bllokut centrist të udhëhequr nga ish shefi ushtarak Beni Ganc. Ata së bashku hynë në qeverinë e e jashtëzakonshme. Ganci u bë anëtar i kabinetit të luftës, organ i vogël vendimmarrës, ndërsa Sari u la jashtë tij.

"Nuk mund të mbaj përgjegjësi nëse nuk kam, për mendimin tim, një mundësi reale që të ndikojë në drejtimin e politikës. Thjesht nuk shoh ndonjë përfitim në këtë", deklaroi Sari.

Dorëheqja e tij nuk erdhi si befasi pasi Sari e ndërpreu aleancën e tij me Gancin në fillim të këtij muaji. qa

Foto: Skrinshot X

 

QËNDRONI TË LIDHUR