Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot ka pasur takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva
- Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot ka pasur takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:10, 12 nëntor, 2024

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot ka pasur takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ku u mbajt takimi, Misajllovski falënderoi Çekinë "për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës dhe për mbështetjen e fuqishme të vendit tonë në proceset integruese evropiane".
"Misajlovski dhe Ludva biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje në fusha të ndryshme me qëllim të rritjes së sigurisë dhe kapaciteteve më të forta të të dyja vendeve", njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Foto: Ministria e Mbrojtjes