• e martë, 26 nëntor 2024

Ministri i Mbrojtjes Misajllovski për vizitë të Komandës për operacione

Ministri i Mbrojtjes Misajllovski për vizitë të Komandës për operacione

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski së bashku me shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski sot ka qenë për vizitë në Komandën e operacioneve në kazermën "Boro Menkov" në Kumanovë, ku realizoi takim me komandantin, gjeneralin e brigadës Besnik Eminin, shefin e shtabit gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski dhe oficerët përgjegjës në komandë.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë vizitës së sotme, ministri Misajllovski është njoftuar për misionin dhe detyrat e kryera nga kjo komandë, drejtuesi kryesorë i Armatës i cili përfshin numrin më të madh të njësive të ushtrisë nga të gjitha degët dhe shërbimet që kontribuojnë së bashku në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit dhe operacionet mbështetëse të paqes dhe sigurisë të udhëhequra nga NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Misajllovski në brifingun e sotëm falënderoi të gjithë pjesëtarët e komandës për gjithçka që kanë bërë deri më tani dhe tha se do të mbështesë plotësisht të gjitha aktivitetet dhe nevojat e kësaj komande dhe njësive të përbërjes së saj.

"Dua t'i njohë nga afër anëtarët tanë, ruajtësit e paqes dhe sigurisë, të njihem me nevojat dhe situatat tuaja dhe të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta bërë punën tuaj. Tek unë keni një aleat tek i cili mund të mbështeteni", porositi ministri Misajllovski. 

Në takimin e sotëm, ministri Misajllovski u njoftua për hapat e ardhshëm të Komandës për operacione, pajisje dhe modernizim, trajnime dhe stërvitje, si dhe për pranimin dhe zbatimin e standardeve të NATO-s. qa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR