• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së shprehu solidaritet me Ukrainën në përvjetorin e dytë të luftës

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së shprehu solidaritet me Ukrainën në përvjetorin e dytë të luftës

 Uashington, 23 shkurt 2023 (MIA) -  Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Lojd Ostini, shprehu solidaritet me Ukrainën në përvjetorin e dytë të pushtimit rus të këtij vendi, duke theksuar se papërkushmëria e ukrainasve "përballë agresionit dhe krimeve të Putinit i frymëzon njerëzit e lirë gjithkund në botë".

"E mbështesim luftën e ukrainasve për liri sepse është zgjedhja e duhur, gjithashtu edhe për shkak  se luan një rol qendror në garantimin e sigurisë së Amerikës",  theksohet në deklaratën e sotme të Ostinit.  

 "Pas dy vite luftë të pandëshkuar dhe të papërgjegjshme, i përshëndesim mbrojtësit e guximshëm të Ukrainës dhe u urojmë qytetarëve të papërkulur të Ukrainës paqe, siguri dhe liri", tha ministri i Mbrojtjes së SHBA-së.

 Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, SHBA-ja   vendos sanksione të reja gjithëpërfshirëse kundër Rusisë që synojnë dobësimin e potencialit të saj ushtarak, deklaruan paraprakisht  personat zyrtarë amerikanë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR