• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u takua me përfaqësues të Shoqatës së portaleve,

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u takua me përfaqësues të Shoqatës së portaleve,

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u takua me përfaqësues të Shoqatës së portaleve "onlinemedia.mk", njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

"U diskutua për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për vërejtjet që i ka Shoqata në pjesën e reklamimit  politik, si dhe për rolin, statusin, të drejtat dhe detyrimet e mediumeve të internetit në vendin tonë", informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Të gjitha rekomandimet dhe mendimet do t'i dërgohen grupit të punës i cili po përgatit ndryshimet e Kodit zgjedhor, i cili së shpejti do të dërgohet në procedurës qeveritare.

Foto: МD

QËNDRONI TË LIDHUR