• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e nënshkroi Udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për mënyrë e udhëheqjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe shkresave

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e nënshkroi Udhëzimin për ndryshim  dhe plotësim të Udhëzimit për mënyrë e udhëheqjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe shkresave

Shkup, 29 maj (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nënshkroi Udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për mënyrën e mirëmbajtjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe dokumentacioneve; lëshimin e certifikatave, vërtetimeve dhe kopjeve duke u bazuar në librat amë;  drejtimin e procedurës dhe hartimin e  procesverbalit për fëmijë të gjetur; riparimin e librave amë të shkatërruar, dëmtuar apo të zhdukur, si dhe formateve për librat amë, regjistrit të librave amë, certifikatave dhe vërtetimeve të cilat lëshohen duke u bazuar në librat amë, ku do të ketë një shtyllë për përkatësinë etnike.

Siç kumtuan  sot nga Ministria e Drejtësisë, ky Udhëzim do të hyjë në fuqi pas skadimit të tetë ditëve nga botimi në Gazetën Zyrtare për certifikatat e lindjes, ndërsa për certifikatat tjera për shkak të implikimeve financiare, Udhëzimi do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2024. ab/

Foto:Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR