• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevskit

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevskit

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e ka nënshkruar kërkesën për ekstradim e të dyshuarit të parë për vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe Pançe Zhezhvoskit, Lupço Palevskit, i cili është arrestuar në Turqi.

"Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevskit dhe pasi të përkthehet në gjuhën turke, menjëherë do t'u dërgohet autoriteteve turke, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë dhe veprim nga ana e tyre në një kohë sa më të shkurtër, pas çka Ljupço Palevski do të sillet para organeve të drejtësisë në vendin tonë", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë, paraprakisht informoi se procedura për ekstradimin ka filluar dhe kanë kërkuar nga autoritetet kompetente turke që Palevski të mbahet në arrest deri në përfundimin e procedurës. Kërkesa, sip njoftuan më herët nga Ministria dërgohet përmes DHL (paraprakisht përmes rrugës elektronike INTERPOL).      

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. Për vrasjen e tyre, përveç Palevskit, akuzohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët e pranuan fajin. Sipas hetimeve, në këtë rast është i përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij dhe për të cilin prokuroria ka bërë me dije se i ka mohuar veprimet.

Sipas prokurorisë, Palevski, Manev, Keshishov dhe Videvski, katër si bashkëkryesues kanë kryer dy vepra penale "rrëmbim" dhe dy vrasje në mënyrë brutale, njëra prej të cilave ndaj të miture dhe tjetra për përfitim material, ndërsa i dyshuari i pestë, babai i Vanjës, u ka ndihmuar gjatë ekzekutimit të krimit të rrëmbimit të një të miture.

Në arrest prej 48-orëve ndodhet edhe personi S.D. i cili dyshohet se e ka ndihmuar Palevskin të dezertojë në Rusi. mb/

Foto: MD

QËNDRONI TË LIDHUR