Ministri gjerman dhe danez i Mbrojtjes për vizitë në qendrën për trajnim të ushtarëve ukrainas
- - Ministri gjerman dhe danez i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe Troells Lund Poullsen sot do ta vizitojnë trajnimin e ushtarëve ukrainas për tanke luftarake Leopard 1 А5.
- Post By Fitore Curri
- 09:02, 5 maj, 2023
Berlin, 5 maj 2023 (MIA) - Ministri gjerman dhe danez i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe Troells Lund Poullsen sot do ta vizitojnë trajnimin e ushtarëve ukrainas për tanke luftarake Leopard 1 А5.
Gjatë vizitës, Pistorius dhe Llund Poulsen do të bisedojnë me instruktorët dhe ushtarët ukrainas.
Ushtarët ukrainas trajnohen nga instruktorë gjermanë dhe danezë në Klic, në lindje të Gjermanisë. Klic është qendër e Misionit të BE-së për ndihmë ushtarake në Ukrainë në Gjermani, ku janë trajnuar më shumë se 3.000 ushtarë ukrainas. Deri në fund të vitit pritet që numri të rritet deri në 9.000.
Teknikë nga industria e mbrojtjes e mbështesin programin për trajnim.
Gjermania, bashkë me Holandën dhe Danimarkën, gjithashtu e financon riparimin e tankeve ushtarake. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s