Ministri Fillkov shprehu ngushëllime për familjet e viktimave në Koçan
- Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov është nënshkruar në Librin e zisë që është hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme me rastin e ngjarjes tragjike në Koçan.
- Post By Fami Bajrami
- 14:26, 18 mars, 2025

Shkup, 18 mars 2025 (MIA)- Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov është nënshkruar në Librin e zisë që është hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme me rastin e ngjarjes tragjike në Koçan.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për jetët e humbura tragjikisht të të rinjve në Koçan. Kjo fatkeqësi na tronditi të gjithëve, duke lënë dhimbje dhe trishtim të pamasë. Të lënduarve, të cilët po trajtohen në spitalet e vendit dhe jashtë, u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Qytetarëve u dërgoj mesazh të qartë – përgjegjësi do të ketë dhe drejtësia do të vihet në vend! Ministria e Drejtësisë dhe unë si Ministër do të bëjmë gjithçka që është në kompetencën tonë që e vërteta të dalë në shesh dhe përgjegjësit të përballen me pasojat! Drejtësi do të ketë!”, thotë ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.