Ministri bullgar Demerxhiev nesër do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit
- - Zëvendëskryeministri bullgar përgjegjës për Rendin Publik dhe Sigurinë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev nesër në Shkup do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit në ki
- Post By Fitore Curri
- 19:27, 3 shkurt, 2023

Sofje, 3 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri bullgar përgjegjës për Rendin Publik dhe Sigurinë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev nesër në Shkup do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën "Shën Spasi".
Siç informoi BTA, Demerxhiev, i cili do të shoqërohet nga zëvendësi i tij Vencisllav Katinov, do të bëjë homazhe në varrin e Dellçevit me rastin e 151-vjetorit të lindjes së tij.
Sipas paralajmërimeve, homazhe para varrit të Goce Dellçevit me vendosjen e luleve do të bëjnë edhe presidenti Stevo Pendarovski, një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska, një delegacion i Kuvendit, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, i shoqëruar nga deputetët Snezhana Kaleska - Vançeva dhe Lupço Prenxhov, si dhe delegacione të institucioneve, partive dhe shoqatave qytetare. fc/