• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri britanik i Mbrojtjes Shaps: Një lazer i ri ushtarak do të rrëzojë dronë rusë në Ukrainë

Ministri britanik i Mbrojtjes Shaps: Një lazer i ri ushtarak do të rrëzojë dronë rusë në Ukrainë

 Londër, 12 prill 2024 (MIA) - Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps deklaroi se lazeri i ri ushtarak britanik "Dragon Fajr" mund të përdoret në Ukrainë për rrëzimin  e dronëve rusë.

 Ai tha se arma, e cila pritet të jetë gati për sistemim më së voni deri në vitin 2027, mund të "ndikojë seriozisht" në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton "Skaj njuz".

Reformat e reja të drejtuara drejt përshpejtimit të furnizimeve nënkuptojnë se lazeri, i cili fillimisht duhej të vihet në përdorim në vitin 2032, megjithatë do të jetë operativ pesë vjet më herët se sa ishte planifikuar, kumtoi  paraprakisht Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe. Megjithatë, Shapsi tha se do të shohë nëse ritmi mund të përshpejtohet më tej për t'i dhënë Ukrainës atë lazer. 

 "Duke pasur parasysh atë se ekzistojnë dy konflikte të mëdha, njëri në det, tjetri në Evropë, arma e re e aftë për të rrëzuar dronë mund të ketë një ndikim të madh", tha Shapsi në qendrën kërkimore ushtarake Porton Daun në Solsberi.

 Në Ministrinë britanike të Mbrojtjes shpreson se lazeri i ri ushtarak britanik do të jetë një alternativë e lirë ndaj raketave për rrëzimin e dronëve dhe madje edhe mortajave.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR