Ministri Besent pret që SHBA çdo vit të ketë mbi 500 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat
- Ministri amerikan i Financave, Skot Besent, tha sot se të ardhurat nga tarifat e vendosura nga presidenti Donald Tramp mund të kalojnë 500 miliardë dollarë në vit.
- Post By Sara Ademi
- 07:55, 27 gusht, 2025
Uashington, 27 gusht 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Financave, Skot Besent, tha sot se të ardhurat nga tarifat e vendosura nga presidenti Donald Tramp mund të kalojnë 500 miliardë dollarë në vit.
Besent në takimin e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë tha se vlerësimi i tij i mëparshëm prej 300 miliardë dollarësh të ardhura vjetore ishte shumë i ulët.
"Kemi pasur një rritje të konsiderueshme nga korriku në gusht dhe mendoj se do të shohim një rritje edhe më të madhe nga gushti në shtator", tha ai.
"Pra, mendoj se mund të jemi në rrugën e duhur për të arritur shumë më tepër se gjysmë bilioni, ndoshta një bilion", shtoi ai. "Kjo administratë, administrata juaj, e ka ulur ndjeshëm deficitin buxhetor."
Të ardhurat nga tarifat do të kompensojnë rritjen e deficitit për shkak të shkurtimit të taksave dhe legjislacionit të shpenzimeve të Trampit të miratuar këtë vit.
Ky ligj, sipas vlerësimeve të Zyrës së Buxhetit të Kongresit (CBO), duhet ta rrisë deficitin për 3.3 trilionë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
Zyra vlerësoi javën e kaluar se të ardhurat nga tarifat e Trampit mund ta ulnin deficitin federal për katër bilion dollarë gjatë 10 viteve. Në qershor, ai vlerësoi se ulja mund të arrinte në 3 bilion dollarë gjatë 10 viteve. sa/
foto: EPA