• e mërkurë, 22 janar 2025

Ministri Andonovski në Konferencën globale kibernetike dhe Samitin e Aleancës Lindje-Perëndim 2024 në Cyrih

Ministri Andonovski në Konferencën globale kibernetike dhe Samitin e Aleancës Lindje-Perëndim 2024 në Cyrih

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski sot do të marrë pjesë në Konferencën globale kibernetike dhe Samitin e Aleancës Lindje-Perëndim 2024 që po mbahet në Cyrih të Zvicrës.

Andonovski, siç informojnë nga ministria do të jetë një nga panelistët kryesor në ceremoninë e hapjes së Samitit ku do të mbajë fjalim me temën "Transformimi digjital dhe rruga drejt qëndrueshmërisë kibernetike".

Sipas agjendës, në panelin “Si të bashkëpunohet në hapësirën kibernetike: sfidat dhe mundësitë”, ministri Andonovski do të ndajë qëndrimet e tij për këtë temë.

Ministri Andonovski pjesëmarrjen e tij në Samit do ta shfrytëzojë edhe për takime bilaterale me kolegë ministra dhe përfaqësues të organizatave dhe kompanive ndërkombëtare që kanë ndikim në sektorin e transformimit digjital. Përmes këtyre takimeve, siç bën të ditur ministria do të nxiten diskutimet dhe iniciativat për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe global në sigurinë kibernetike dhe zhvillimin digjital.

Konferenca globale kibernetike dhe Samiti i Aleancës Lindje-Perëndim 2024 paraqet platformë për shkëmbimin e ideve dhe njohurive me fokus se si palët e interesuara mund të tejkalojnë së bashku sfidat dhe të ndërtojnë një ekosistem digjital më të sigurt.

Konferenca do të shqyrtojë madje shembuj të suksesshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar, qasje inovative për tejkalimin e hendekut midis vendeve dhe organizatave dhe strategji për forcimin e besimit të ndërsjellë.

Foto: Ministria për Transformim Digjital

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR