Ministri Aliu u takua me ambasadorin kroat, fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh
- Ministria e Shëndetësisë ruan një bashkëpunim bilateral shumëvjeçar dhe të suksesshëm me Republikën e Kroacisë në fushën e shëndetësisë. Ky është përfundimi i takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu me ambasadoren kroate në vend Nives Tiganj.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:06, 21 korrik, 2025
Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë ruan një bashkëpunim bilateral shumëvjeçar dhe të suksesshëm me Republikën e Kroacisë në fushën e shëndetësisë. Ky është përfundimi i takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu me ambasadoren kroate në vend Nives Tiganj.
Në takim, siç informon Ministria e Shëndetësë, është biseduar për mundësitë për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira midis dy vendeve, veçanërisht në pjesën e reformave në sistemin shëndetësor, digjitalizimin dhe menaxhimin me burimet njerëzore.

"Të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe realizimin e mëtejshëm të iniciativave të përbashkëta", theksohet në komunikatë.
Foto: Ministria e Shëndetësisë