Ministri Aliu: Po punojmë në përmirësimin e sistemit të specializimeve dhe nën-specializimeve në shëndetësi
- Rishikimin dhe përmirësimin e strukturës, kohëzgjatjes dhe përmbajtjes së specializimeve dhe nën-specializimeve janë temat të cilat janë biseduar në takimin e punës midis ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu në Fakultetin e Mjekësisë në UKIM, prof. dr. Svetozar Antoviq dhe shefave të katedrave tlë fakultetit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:06, 27 tetor, 2025
Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Rishikimin dhe përmirësimin e strukturës, kohëzgjatjes dhe përmbajtjes së specializimeve dhe nën-specializimeve janë temat të cilat janë biseduar në takimin e punës midis ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu në Fakultetin e Mjekësisë në UKIM, prof. dr. Svetozar Antoviq dhe shefave të katedrave tlë fakultetit.
Siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në takim Aliu se përparimi i burimeve njerëzore është një ndër prioritetet e tij, me qëllim të përmirësimit në kohë dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore në kujdesin shëndetësor sekondar dhe terciar.
"Që nga marrja e funksionit të ministrit, një nga prioritetet e mia kryesore është përmirësimi i burimeve njerëzore, me qëllim harmonizimin me nevojat reale të sistemit shëndetësor, si dhe sigurimin e cilësisë dhe shërbimeve në kohë që ofrohen në nivelin sekondar dhe terciar të kujdesit shëndetësor", tha ministri Aliu gjatë takimit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ky takim pune, infornojnë nga Ministria, është pjesë e një procesi më të gjerë reformash në sistemin shëndetësor, i cili synon riformulimin e degëve ekzistuese të specializimeve, me qëllim për të kapërcyer mungesën e fleksibilitetit profesional dhe për të forcuar specializimet e gjera, si mjekësia e brendshme dhe kirurgjia e përgjithshme. Gjithashtu, procesi parashikon shkurtimin e kohëzgjatjes së disa specializimeve, për të motivuar mjekët e rinj, si dhe riformulimin e nën-specializimeve në përputhje me nevojat reale kadrovike të sistemit shëndetësor.
Foto: MSH