• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri Aliu paralajmëroi reformë në Termini Im

Ministri Aliu paralajmëroi reformë në Termini Im

 Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Për sfidat në funksionimin e sistemit Termini Im dhe risive të planifikuara në këtë fushë kanë biseduar sot në takimin ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Elektronike, Fikret Shabani.

 "Sistemi Termini Im është një nga vendet ku qytetarët tanë ndiejnë më shumë nevojën për një shërbim të shpejtë, të arritshëm, të drejtë dhe transparent. Një nga prioritetet tona është reformimi i sistemit Termini Im, me qëllim krijimin e një sistemi më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të arritshëm. Po krijojmë një platformë që nuk krijon barriera, por hap dyer, që funksionon në kohë reale dhe u jep qytetarëve sigurinë se janë prioritet", deklaroi ministri Aliu.

Sipas Aliut, shumë shpejt qytetarët do ta ndiejnë këtë ndryshim jo vetëm në ekrane, por edhe në përditshmërinë e tyre. 

Foto: Ministria e Shëndetësisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR