Ministri Aliu do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë
- - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot do të nënshkruajë memorandume për bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë.
- Post By Fitore Curri
- 07:53, 22 janar, 2024

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot do të nënshkruajë memorandume për bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë.
Siç informuan nga MSHIA, ministri Azir Aliu do të nënshkruajë memorandume për bashkëpunim me Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" nga Shkupi, Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit"- Manastir, Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universitetin "Goce Dellçev" - Shtip, Universitetin e Shoqërisë Informatike dhe Teknologjisë "Shën Apostull Pali " - Ohër dhe Universitetin "Nëna Terezë"- Shkup. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s