• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Aliu bëri thirrje të zhbllokohet pakoja e ligjeve të MSHIA-së

Ministri Aliu bëri thirrje të zhbllokohet pakoja e ligjeve të MSHIA-së

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu në konferencën për shtyp pasdite u bëri thirrje deputetëve t'i shqyrtojnë, siç tha, nesër dilemat në lidhje me pakon e ligjeve të propozuar nga MSHIA, të cilat para më shumë se një muaji janë miratuar nga Qeveria, ndërsa janë bllokuar në Kuvend.

Bëhet fjalë për ligjet e lidhura me administratën publike, për digjitalizimin dhe për mediat në të cilat MSHIA ka punuar një kohë të gjatë dhe të cilat, tha Aliu, janë kyçe edhe nga vlera themelore  për lehtësimin e jetës së qytetarëve. Ai theksoi se ato janë të lidhur edhe me tre shtylla  - administratë, digjitalizim dhe media nga programi i BE-së "Evropa digjitale" me të cilën gjatë verës vendi ynë ka lidhur marrëveshje.

"Këto projektligje nënkuptojnë funksionalizimin e detyrimeve të marra të shtetit tonë. Këto ligje janë të bllokuara dhe sinqerisht nuk i di arsyet pse kanë ngecur... I bëj thirrje deputetëve që nesër në orën 10 të marrin në konsideratë të gjitha dilemat rreth këtyre ligjeve që do të bëjnë ndryshime thelbësore që do t'ia lehtësojnë jetën qytetarëve tanë. Në periudhën e kaluar, MSHIA ka punuar për një pako të tërë ligjesh për avancimin e rregullimit ligjor për reformën e administratës publike, në përputhje me standardet e BE-së. Ndonëse janë miratuar nga Qeveria më shumë se një muaj më parë, vonesa e miratimit nga Kuvendi pengon reformën e nevojshme të administratës publike, e cila është kushti kryesor i BE-së. Nuk ka më kohë për të humbur, reforma tani dhe menjëherë", tha Aliu.

Ai ka konfirmuar se sot ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski i cili i ka thënë se këto ligje do të jenë në seancë plenare të Kuvendit të martën.

Ministri i Aleancës për Shqiptarët e nisi konferencën për media në Qeveri me mesazhin se "nuk mund të ketë sistem nëse varet nga vullneti dhe kushtet e individëve” dhe se “sistemi i Maqedonisë do të reformohet ose do të dështojë". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR