• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrat evropian për Punë të Brendshme në Hungari do të diskutojnë për migrimin

Ministrat evropian për Punë të Brendshme në Hungari do të diskutojnë për migrimin

Budapest, 27 nëntor 2023 (MIA) - Ministri hungarez i Punëve të Brendshme, Shandor Pinter sot i pret kolegët e tij nga Gjermania, Hungaria, Austria, Republika e Çekisë, Sllovakia dhe Polonia për të biseduar për përpjekjet dhe për të luftuar operacionet e kontrabandës me njerëz dhe migrimin e parregullt, njofton DPA.

Shumë qeveri kanë ngritur përkohësisht pika statike dhe të lëvizshme të kontrollit përgjatë kufijve të tyre për të parandaluar trafikimin me njerëz që të sjellin emigrantë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore përmes rrugëve të Ballkanit.

Ata kufij në zonën e Shengenit  zakonisht nuk kanë kontrolle të pasaportave apo dokumenteve, thekson agjencia gjermane.

Bisedimet sot duhet të zhvillohen në qytetin jugor hungarez të Segedit, në afërsi të gardhit kufitar që Hungaria ngriti përgjatë kufirit me Serbinë në vitin 2015. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR