• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministrat e rinj në Qeverinë greke dhanë betimin solemn

Ministrat e rinj në Qeverinë greke dhanë betimin solemn

Athinë, 4 janar 2024 (MIA) - Ministrat dhe zëvendësministrat e rinj në Qeverinë greke, pas mini rikonstruimit të djeshëm të kryeministrit Kirjakos Micotakis, sot pasdite dhanë betim solemn në Pallatin presidencial, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tre ministrat dhe tre zëvendësministat dhanë betimin religjioz para presidentes Katerina Sakellaropullu dhe në prani të kryeministrit grek, ndërsa menjëherë pastaj në Ministritë e Mbrojtjes Civile, Shëndetësisë, Punës dhe Arsimit u mbajtën ceremonitë e pranim-dorëzimit të funksioneve.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis dje bëri ndryshime në katër Ministri, pasi e ndërroi ministrin e Mbrojtjes Civile, kompetent për policinë Janis Ikonomu, i cili mbeti jashtë përbërjes qeveritare, ndërsa në vendin e tij erdhi Mihailis Hristohoidis nga Ministria e Shëndetësisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR