Ministrat e punëve të jashtme të NATO-s do të bisedojnë për planin prej 100 miliardë euro për ndihmë ushtarake për Ukrainën
- - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve të NATO-s sot në kryeqytetin e Çekisë Pragë do të bisedojnë për koordinim të ndihmës ushtarake për Ukrainën, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 08:15, 31 maj, 2024
Pragë, 31 maj 2024 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve të NATO-s sot në kryeqytetin e Çekisë Pragë do të bisedojnë për koordinim të ndihmës ushtarake për Ukrainën, informon DPA.
Në ditën e dytë të takimit të tyre dyditor, ministrat do të bëjnë përpjekje që t'i avancojnë diskutimet për propozimin prej 100 miliardë euro të sekretarit të përgjithshëm të aleancës Jens Stoltenberg për transferimin e përgjegjësisë për koordinim të ndihmës nga nisma joformale e kryesuar nga SHBA-ja në strukturat formale të NATO-s.
Deri më tani Grupi i kontaktit për Ukrainën i kryesuar nga SHBA-ja ishte përgjegjës për koordinim të ndihmës ushtarake, ndërsa jo për strukturat e aleancës. Qëndrimi i NATO-s është se nuk është palë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
Megjithatë, fakti se grupi i kontaktit bazohet në SHBA për koordinim, shkaktoi shqetësim te aleatët evropianë se kjo mund të pengohet nëse Donald Trampi e merr Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve presidenciale në nëntor, sepse ata dyshojnë në përgatitjen e tyre që t'i mbështesë përpjekjet ushtarake amerikane, informon DPA.
Në prill, Stoltenberg refuzoi të përgjigjet nëse propozimi i tij ka ndonjë lidhje me kthimin e mundshëm të Trampit në funksionin e presidentit. Atëherë ai tha se qëllimi është të bëhet ndihma ushtarake për Ukrainën më e qëndrueshme dhe e parashikueshme.
Mbetet edhe një çështje e hapur - çfarë kushte duhet të vendosin vendet e NATO-s për atë si të shfrytëzohet arma të cilën e sigurojnë për Ukrainën. Disa vende porositin armë pa vendosur kushte, por disa të tjera në mënyrë eksplicite kërkojnë që arma të përdoret vetëm kundër caqeve në territorin ukrainas. fc/
Fotografia: EPA