• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë për vizitë në vend, do t'i transmetojnë qëndrimet zyrtare të BE-së për dosjen e Maqedonisë së Veriut

Ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë për vizitë në vend, do t'i transmetojnë qëndrimet zyrtare të BE-së për dosjen e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Tre ministra nga i ashtuquajturi format "Slavkov" ose "Austerlic", përkatësisht: ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Aleksander Shallenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Jan Lipavski dhe ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski, do të qëndrojnë sot për vizitë në vendin tonë.

Siç njoftoi MPJ-ja, tre shefat e diplomacisë janë autorizuar nga Përfaqësuesi i lartë për punët e jashtme të Bashkimit Evropian, Zhosep Borrell, për të përcjellë qëndrimet zyrtare të BE-së për çështjet që lidhen me dosjen tonë të anëtarësimit në BE.

Nga delegacioni i Bashkimit Evropian mkomunikuan se ministrat do të takohen me nikoqirin, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, si dhe me kryetarin e  Kuvendit Talat Xhaferi, e poashtu të takohen edhe me liderin e opozitës, ndërsa do të kenë takime të ndara me deputetë të opozitës dhe të koalicionit qeverisës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR