• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrat e punëve të jashtme të Australisë, Indisë, Japonisë dhe SHBA-së u takuan në Tokio në biseda për sigurinë detare

Ministrat e punëve të jashtme të Australisë, Indisë, Japonisë dhe SHBA-së u takuan në Tokio në biseda për sigurinë detare

Tokio, 29 korrik 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të Australisë, Indisë, Japonisë dhe SHBA-së u takuan në Tokio në biseda për sigurinë detare dhe nismat për ndërtimin e mbrojtjes kibernetike.

Bisedat, në të cilat morën pjesë ministrja australiane e Punëve të Jashtme Peni Vong, homologu i saj japonez Joko Kamikava, diplomati i lartë indian Subrahmajam Xhaishankar dhe sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, vijuan pas bisedave të mbrëmshme të sigurisë ndërmjet Tokios dhe Uashingtonit, në të cilat aleatët e kualifikuan Kinën si "sfida më e madhe strategjike" me të cilën përballet rajoni.

"Të gjithë e dimë se rajoni ynë dhe bota jonë po riformësohen. Të gjithë e kuptojmë se po përballemi me rrethanat më konfliktuoze në rajonin tonë në dekadat e fundit", tha Vong në fjalimin hyrës në fillim të bisedave.

"Të gjithë e vlerësojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të gjithë e dimë se kjo nuk është dhënë", theksoi ajo.

Në fjalën e saj hyrëse, Kamikava e theksoi nevojën e ndërtimit të aftësive për siguri kibernetike dhe të sigurohen mundësi për trajnim në lidhje me sigurinë detare për mbrojtje dhe zhvillim të prosperitetit në rajonin indo-paqësor.

SHBA njoftuan se planifikojnë një riorganizim të madh të komandës ushtarake në Japoni për ta thelluar koordinimin me forcat e aleatit të saj. Kjo është një nga masat e shumta të ndërmarra për t'u përgjigjur  në atë që SHBA dhe Japonia thanë se është "një mjedis zhvillues i sigurisë", duke i theksuar kërcënimet e ndryshme që sjell Kina, duke i përfshirë edhe aktivitetet e saj të rritura detare në Detin lindor dhe Jugor kinez.

"Tani kemi konflikte: Gaza, Ukraina, Sudani Jugor, ata marrin vëmendje të madhe, që është e kuptueshme. Por, madje edhe kur e bëjmë atë që duhet bërë që të bëjmë përpjekje t'i japim fund këtyre konflikteve...nuk kemi humbur nga shikimi dhe me të vërtetë jemi të fokusuar me vendosmëri në këtë rajon", tha Blinken.

Pas largimit nga Tokio, Blinken dhe Ostin do të mbajnë biseda të sigurisë me një aleat tjetër aziazik, Filipinet. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR