• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministrat e financave të G20 arritën marrëveshje për deklaratë të përbashkët për çështje kyçe ekonomike

Ministrat e financave të G20 arritën marrëveshje për deklaratë të përbashkët për çështje kyçe ekonomike

Durban, Afrika e Jugut, 18 korrik 2025 (MIA) - Ministrat e financave të Grupit 20 vendet e zhvilluara dhe në zhvillim kanë arritur marrëveshje për deklaratë të përbashkët finale të takimit të tyre në qytetin jugoafrikan Durban, për herë të parë pasi presidenti amerikan Donald Tramp e filloi mandatin e tij të dytë.

Në dokumentin, të publikuar sot nga presidenca jugoafrikane, është arritur pajtueshmëri për sfidat kyçe për ekonominë globale.

Ato përfshijnë luftëra dhe konflikte të vazhdueshme, konteste tregtare, ndërprerje të zinxhirëve globalë të furnizimit, nivele të larta të borxhit dhe fatkeqësi natyrore, të cilat, sipas dokumentit, ndikojnë në rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe stabilitetin e çmimeve.

Ministrat e financave të G20 janë takuar disa herë që nga fillimi i vitit, por nuk kanë arritur të dakordohen për një deklaratë të përbashkët në samitet paraprake.

Samiti i G20 i shefave të shteteve dhe qeverive është planifikuar të mbahet në metropolin e Afrikës së Jugut, Johanesburg. Grupi përfshin 19 vende, Bashkimin Evropian dhe Unionin Afrikan. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR