• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrat e BE-së nuk u dakorduan që Ukraina të përdorë armatim perëndimor kundër caqeve në territorin rus

Ministrat e BE-së nuk u dakorduan që Ukraina të përdorë armatim perëndimor kundër caqeve në territorin rus

Bruksel, 28 maj 2024 (MIA) - Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian sot nuk arritën konsensus për t'i lejuar Ukrainës të prëdorë armatim perëndimor për sulme ndaj territorit rus. Ata gjithashtu nuk u dakorduan nëse instruktorëve ushtarak nga BE-ja t'u lejohet të kryejnë trajnim në territorin ukrainas, për shkak të frikës se kjo do ta rrisë pjesëmarrjen në luftë dhe rrezikun nga konfrontimi i drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe Perëndimit.

Vendet-anëtare të BE-së tashmë u dakorduan kolektivisht të sigurojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Dhe derisa disa vende sigurojnë armë me kërkesa minimale, të tjerat e bëjnë atë nën kushtin që armët të përdoren vetëm në territorin ukrainas.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhozep Borel pas takimit të ministrave paralajmëroi se sulmet në vetëmbrojtje ndaj caqeve ushtarake në terrutorin rus "janë akte legjitime sipas të drejtës ndërkombëtare kur përdoren në mënyrë proporcionale".

"Por, gjithashtu është e qartë se ky është vendim për secilin vend-anëtar. Askush nuk mun d të parandalojë një vend-anëtar ta furnizojë Ukrainën me armë dhe ta lejojë të përdorë për caqe ushtarake në territorin rus. Gjithashtu, nuk mund t'i obligojmë të dakordohen me atë", theksoi Borel.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot i paralajmëroi anëtaret e NATO-s se po luajnë me zjarr kur propozojnë Ukrainës t'i lejohet ta prëdorë armatimin e tyre për sulme në territorin rus.

Ai shtoi për sulme ukrainase me armë me rreze të gjatë veprimi nevojitet ndihma perëndimroe zbuluese dhe satelitë, që do të thotë se Perëndimi duhet të jetë i kyçur në mënyrë aktive. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR