• e hënë, 23 dhjetor 2024

Minçev: Reforma në administratën publike ka rol kyç në sigurimin e efikasitetit, transparencës dhe përgjegjësisë në punën e institucioneve shtetërore

Minçev: Reforma në administratën publike ka rol kyç në sigurimin e efikasitetit, transparencës dhe përgjegjësisë në punën e institucioneve shtetërore

Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA) - Vërejtjet e notuara nga ana e Bashkimit Evropian në raportin e fundit të Komisionit evropian për përparimin e vendit ishin temë bisede në takimin e sotëm të Grupit sektorial të punës për reformë të administratës publike në Qeveri, ku mori pjesë edhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev. Në takim u bë fjalë edhe për vërejtjet e konststuara, dobësitë dhe keqprëdorimet e balancuesit, i cili është hequr nga Gjykata kushtetuese, notuar në raportet paraprake të Bashkimit Evropian.

"Në pajtim me raportin e fundit të Komisionit evropian arritja e reformës në administratën publike po lëvizë me përparim të matur. Mu reforma ka rol kyç në sigurimin e efikasitetit, transparencës dhe prëgjegjësisë në punën e institucioneve shtetërore që, ndërkaq, është esenciale për proceset eurointegruese të çdo vendi", tha Minçev në konferencën prë shtyp në Qeveri pas takimit të Grupit sektorial të punës për reformë të administratës publike.

Theksoi se në pajtim me raportin kemi kornizë strtaegjike të vendosur mirë për reformë të administratës publike, por duhet të fillohet me procesin për realizim të vizionit për administratë publike të depolitizuar, efikase dhe llogaridhënëse që siguron shërbime lehtë të kapshme dhe cilësore për qytetarët dhe për komunitetin afarist.

Qëllimi i Strategjisë për reformë të administratës publike 2023-2030, siç tha, është të krijojmë administratë inkluzive dhe transparente që është e kahëzuar kryesisht drejt nevojave të qytetarëve dhe siguron shërbime cilësore.

Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike, potencoi, është kategori kushtetuese dhe në kuadër të Qeverisë ekziston grup i ekspertëve i cili noton, sugjeron, vëren dhe jep propozime për zgjidhje të re ligjore e cila së pari do t'i parashtrohej Komisionit të Venecies pas çka do të finalizohej si zgjidhje ligjore.

Shtoi se nuk duhet të përshpejtohet me miratimin e zgjidhjes së re ligjore në mënyrë që të jetë cilësore, e zbatueshme, të ketë implementim të vërtetë dhe të mos ketë keqpërdorime.

Në përgjigje të pyetjes tha se tashmë angazhohet për riedukim të nëpunësve për momentin, jokompetentë, publik dhe për risistemimin e tyre në vende të punës në të cilat mund t'i përmbushin detyrat e veta të punës në bazë të afinitetit, arsimimit dhe cilësisë së tyre, se sa të shkohet me variantin e uljes së administratës publike, por, siç tha, ekzistojnë edhe zgjidhje të tjera. Theksoi se administrata publike mund të pakësohet përmes rrugës natyrore, përkatësosht në bazë të pensionimit, largimit nga administrata publike, ...

"Kjo është lëndë e debatit dhe ndoshta në të ardhmen do të gjendet ndonjë zgjidhje ligjore", theksoi Minçev.

Për kërkesën e sindikatave, baza e përllogaritjes të jetë rroga mesatare, dhe jo minimalja, tha se nuk mund të përmbushen kërkesat e të gjithëve, por mund të gjendet baraspeshë e mirë që do t'i përmbushë kërkesat e palëve që negociojnë. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR