Minçev: Në Qeveri ka vullnet politik për reforma në administratën publike
- Në qeveri ka vullnet politik për të bërë reforma të forta, të vështira dhe të dhimbshme në administratën publike, por është një proces që nuk zgjat vetëm një ditë. Praktikisht, reforma në administratën publike është çdo ditë, çdo muaj, çdo vit. Vetë formimi i Ministrisë së Administratës Publike dëshmon vullnetin politik të garniturës në pushtet, theksoi sonte ministri i Administratës Publike, Goran Minçev si i ftuar në “Vetëm intervistë" (Samo intervju) në televizionin Kanal 5.
- Post By Fami Bajrami
- 21:43, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Në qeveri ka vullnet politik për të bërë reforma të forta, të vështira dhe të dhimbshme në administratën publike, por është një proces që nuk zgjat vetëm një ditë. Praktikisht, reforma në administratën publike është çdo ditë, çdo muaj, çdo vit. Vetë formimi i Ministrisë së Administratës Publike dëshmon vullnetin politik të garniturës në pushtet, theksoi sonte ministri i Administratës Publike, Goran Minçev si i ftuar në “Vetëm intervistë" (Samo intervju) në televizionin Kanal 5.
Lidhur me Raportin e Komisionit Evropian në të cilin vërehet se Ministria e Administratës Publike nuk ka resurse të mjaftueshme, Minçev tha se ministria disponon me kapacitete kadrovike prej rreth 30 deri në 40 për qind e cila realisht kontribuon dhe përmbush detyrat e saj të punës.
"Është i saktë konstatimi se Ministria e Administratës Publike ka diku rreth 65 deri 70 të punësuar dhe realisht, në bazë të analizës pesëmujore, ministria disponon me kapacitet kadrovik prej rreth 30 deri në 40 për qind që realisht kontribuon dhe përmbush detyrat e saj të punës. Tjetra punon ose më pak, por këto janë kapacitetet", ka thënë Minçev.
Ai tha se ndryshimi i formulës në “balancuesin” është respektimi i ligjit. Sipas Minçevit, ligji thotë qartë se përdorimi i "balancuesit" i referohet popullatës rezidente, përkatësisht popullsisë që jeton në territorin e vendit.
"Formula ka qenë me popullsinë jorezidente nga regjistrimi i fundit i vitit 2021. Ne kemi hyrë në Qeveri si garantues të respektimit të ligjeve dhe kemi thënë se nuk do t'u përgjigjemi shefave të partive, por do t'i përgjigjemi kryeministrit për të treguar përgjegjësi institucionale. Në kuadër të një programi të tillë, ne insistojmë që të respektohen ligjet. Ndryshimi i formulës në 'balancuesin' është respektimi i ligjit. Në ligj qartë thuhet se përdorimi i 'balancuesit' i referohet popullsisë rezidente, pra popullsisë që jeton në territorin e Republikës së Maqedonisë", tha Minçev.
Foto: printskrin