• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Minçev: Në Ligjin për përfaqësim të drejtë punojnë ekspertë të të drejtës kushtetuese, do të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pastaj në Kuvend

Minçev: Në Ligjin për përfaqësim të drejtë punojnë ekspertë të të drejtës kushtetuese, do të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pastaj në Kuvend

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në konferencën e sotme për media i pyetur deri ku është procedura për Ligjin për përfaqësim të drejtë, theksoi se në këtë zgjidhje ligjore punon një grup i ekspertëve nga sfera e të drejtës kushtetuese, por për momentin nuk mund të tregojë deri ku është përmbajtja e ligjit. Draft versioni i zgjidhjes ligjore duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe pastaj do të hyjë në procedurë kuvendore. 

“Siç e dini, në kuadër të Qeverisë është formuar grup i punës prej ekspertëve nga sfera e të drejtës kushtetuese, i cili punon në përmbajtjen e Ligjit për përfaqësim të drejtë. Unë si ministër nuk jam pjesë e atij grupi të punës dhe për këtë nuk do të mund të tregoj në këtë moment deri ku është përmbajtja e atij ligji. Dua të theksoj se përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në shtet, sipas Marrëveshjes së Ohrit, është kategori kushtetuese”, tha Minçev. 

Sipas Minçevit, është mirë që në këtë zgjidhje ligjore punojnë ekspertë, që përsëri të mos arrijmë në situatë të parashtrimit eventual në Gjykatën Kushtetuese dhe anulim të sërishëm të disa neneve. 

“Unë insistova dhe është mirë që në atë zgjidhje ligjore punojnë ekspertë, që të mos gjendemi përsëri në situatë të njëjtë, në kuadër të parashtrimit eventual në Gjykatën Kushtetuese dhe anulim të sërishëm të disa neneve nga ligji i deritanishëm ekzistues. Ekspertët e drejtës kushtetuese janë garanci se do të bëhet një ligj i tillë, i cili si draft version ose propozim version i asaj zgjidhjeje ligjore do të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe pastaj do të hyjë në procedurë kuvendore”, tha Minçev. 

Në lidhje me paralajmërimet se nga 1 marsi, pagat e nëpunësve administrativë do të rriten për mesatarisht tetë për qind në bazë bruto, Minçev tha se harmonizimi i pagave është propozim i Ministrisë së Administratës Publike, ndërsa zgjidhjet ligjore janë në fazën përfundimtare. 

“Në konferencë për media në të cilën paralajmërova pako prej katër ligjeve të reformave në administratën publike dhe thashë se harmonizimi i pagave është propozim i Ministrisë së Administratës Publike. Të gjitha këto zgjidhje ligjore atëherë ishin dërguar te institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Ministrinë e Financave, të cilët duhet të deklarohen për përmbajtjen e tekstit në këto propozim vendime ligjore. Për momentin, ata janë në fazën përfundimtare”, tha Minçev.  

Ai shtoi se grupi i punës i Ministrisë së Administratës Publike punon në finalizimin e tekstit të këtyre ligjeve me ekspertë vendorë, por janë përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtarë. Siç tha, është mbajtur mbledhje e Këshillit për reforma në administratën publike, të cilën e udhëheq kryeministri dhe Minçev shpreson se deri në fund të këtij muaji, më saktë deri në fund të prillit do të dërgohen në procedurë qeveritare. Shpreson se do të miratohen nga Kuvendi deri në fund të majit ose fillimi i qershorit. 

“Derisa nuk e kemi versionin final, nuk do të mund të komentoj sa do të jetë harmonizimi i pagave. Siç e dini, rritje lineare në bazë të zgjidhjeve ekzistuese ligjore, të gjithë nga administrata publike morën rritje të pagave të tyre në vlerë prej 1.800 denarë, duke filluar nga prilli”, tha Minçevi. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR