• e premte, 05 dhjetor 2025

Minçev në konferencën e KE-së: Administrata publike duhet të jetë forcë shtytëse e reformave dhe roje e vlerave evropiane

Minçev në konferencën e KE-së: Administrata publike duhet të jetë forcë shtytëse e reformave dhe roje e vlerave evropiane

Shkup, 24 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot në Podgoricë mori pjesë në konferencën ministrore "kapacitetet e administratave publike për integrim në BE", organizuar nga Komisioni evropian me mbështetje nga SIGMA. Në ngjarje morën pjesë ministra dhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia dhe Armenia, si dhe nga organizatat rajonale dhe ndërkombëtare si ReSPA, RCC, OECD, WeBER dhe SIGMA.

Në paraqitjen e tij në kuadër të pjesës së parë të konferencës, ministri Minçev deklaroi se fuqia e administratës publike nuk reflektohet në numra, por në cilësinë e saj dhe kapacitetin për të reflektuar rezultate, përkatësisht ajo duhet të jetë forcël shtytëse e reformave, garantuese e shtetit juridik dhe partnere në procesin e integrimin në Bashkimin Evropian.

Ai potencoi se rekomandimet nga Raporti i SIGMA-s nuk mbetet vetëm në letër, por të njejtat u shkrinë në masa dhe aktivitete konkrete, të integruara në plan të aksionit i cili tashmë po zbatohet, plotësisht të sendërtuara edhe në revizionin e Strategjisë për reforma në administratën publike.

"Ne nuk i shohim raportet vetëm si formalitet, ato janë vegla për ndryshime reale. Reformat duhet të kenë efekt praktik ndaj institucioneve dhe qytetarëve, dhe jo të mbeten deklarative", theksoi ministri.

Minçev e celi edhe rolin kyç të mbështetjes ndërkombëtare, me theks të veçantë tek ReSPA dhe SIGMA, si partnere në procesin e reformave përmes trajnimeve, ndihmës eksperte dhe këmbimit të përvojave me vendet-anëtare të BE-së.

"Vizioni i Minsitrisë së Administratës Publike është të ndërtojmë administratë e cila në mënyrë aktive do të kontribuojë në krijimin dhe implementimin e politikave evropiane. Maqedonia nuk e sheh procesin e integrimit si rrugë njëkahëshe - qëllimi ynë është të njihemi si partner serioz i Unionit dhe shembull për lidership në rajon", theksoi Minçev. ab/

Foto: МAP

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR