• e premte, 22 nëntor 2024

Minçev - Props: Mbështetje sllovene për modernizimin dhe reformën e administratës

Minçev - Props: Mbështetje sllovene për modernizimin dhe reformën e administratës

Lubjanë, 3 tetor 2024 (MIA) - Përmirësimi i reformave në administratën publike, me fokus të veçantë në përmirësimin e sistemit të të punësuarve në sektorin publik dhe pagave, ishte një nga temat e takimit të ministrit të Administratës Publike Goran Minçev dhe homologut të tij slloven, Frank Props që u zhvillua sot në Lubjanë.

Siç kumtuan nga kabineti i Minçevit, ministrat shkëmbyen përvoja për përpjekjet e vazhdueshme për modernizimin e administratës publike, përmirësimin e strukturave të pagave për punonjësit e sektorit publik dhe futjen e sistemeve më transparente dhe efikase për menaxhimin me burimet njerëzore në sektorin publik.

Të dy ranë dakord se adminstrata publike ka një rol kyç në sigurimin e një qeverisjeje të mirë dhe ofrimin e shërbimeve me cilës të lartë për qytetarët, si dhe se një forcë punëtore e strukturuar mirë dhe e motivuar është çelësi për arritjen e këtyre synimeve. 

Ministri Minçev e theksoi rëndësinë për të mësuar nga përvoja e Sllovenisë në reformimin e sektorit publik, veçanërisht në fusha të tilla si sistemet e pagesave të bazura në efektin dhe digjitalizimin e proceseve administrative. 

"Suksesi i Sllovenisë në modernizimin e administratës publike jep mësime të vlefshme për Republikën e Maqedonisë, përdersia ne punojnë në zbatimin e reformave të ngjashme. Qëllimi ynë është të krijojmë një administratë më efikse, transparente dhe civile", theksoi Minçev.

Ministri Props e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimin e njohurive në reformat e administratës publike.

"I mirëpres aktivitetet e iniciuara nga Ministria e Administratës Publike të Maqedonisë dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë dhe avancojmë bashkëpunimin. Duke punuar së bashku, ne mund të zhvillojmë zgjidhje inovative për sfidat aktuale, veçanërisht në fushën e burimeve njerëzore dhe reformave të pagave në sektorin publik", theksoi Props.

 

Të dy ministrat theksuan disa fusha për bashkëpunim të mëtejshëm dypalësh, përfshirë punën në projekte me theks në akademinë e administratës publike, programe për trajnime të punonjësve dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në menaxhimin dhe përparimin e transparencës.

"Duke e njohur vlerën e mbështetjes së ndërsjellë në përpjekjet për modernizimin e administratës publike dhe promovimin e qeverisjes së mirë, ky takim shënon një hap përpara në marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Sllovenisë", thekson Kabineti i ministrit Minçev. ls/ 

Foto: MAP

 

QËNDRONI TË LIDHUR