• e shtunë, 23 nëntor 2024

Milloshoski: Qeveria e re pritet deri më 20 qershor, me siguri do ta përbëjnë VMRO-DPMNE, VLEN-i dhe ZNAM

Milloshoski: Qeveria e re pritet deri më 20 qershor, me siguri do ta përbëjnë VMRO-DPMNE, VLEN-i dhe ZNAM

 Shkup, 23 maj 2024 (MIA) - Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor dhe me siguri do ta përbëjnë VMRO-DPMNE, koalicioni i partive opozitare të shqiptarëve VLEN  dhe Lëvizja "ZNAM". Këtë në profilin e tij në platformën sociale Iks e ka shkruar deputeti dhe anëtar i Komisionit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski pas rivotimit të djeshëm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6.

Milloshoski në publikim, përveç komentit për  pritjet rreth formimit të qeverisë së re dhe pjesëmarrësve të ardhshëm në të, ka ndarë edhe rezultatet e mbledhura që  mbrëmë i shpalli  Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ)  pas rivotimit në dy njësitë zgjedhore. 

 

Deri më tani nuk ka asnjë informacion të konfirmuar zyrtarisht se po zhvillohen bisedime  ndërmjet subjektit politik të kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe VMRO-DPMNE-së për pjesëmarrje të mundshme të Lëvizjes ZNAM në qeverinë e ardhshme.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari deklaroi se ndoshta sot apo nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritarë, VLEN dhe VMRO-DPMNE-së.

 "Përveç nesh, shpresoj të ketë edhe një parti tjetër, tani nuk kam informacion nga VMRO-ja nëse është arritur marrëveshje me ZNAM-in, ashtu që në 24 deri në 48 orët e ardhshme me siguri të shpallet", tha Taravari.

 

 

Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta.

"Për drejtorë ende nuk kemi folur. Për ministrat, e Aleancës, thashë se do të kemi një zëvendëskryeministër, gjegjësisht një ministër të  Qeverisjes së Mirë dhe Transparencë dhe  ministër të Shëndetësisë dhe dy zëvendësministra të Mbrojtjes dhe Bujqësisë dhe dy sekretarë shtetërorë. Për njërën di, për Shëndetësi, për tjetrin nuk jam i sigurt", tha Taravari.  

 Në pyetjen e MIA-s nëse do të jetë ministri i ardhshëm i Shëndetësisë, ai tha se nuk ka vendosur dhe ende është duke menduar nëse do ta pranojë këtë funksion. 

 Pas rezultateve të rivotimit të djeshëm në shtatë vendvotime në njësinë zgjedhore të pestë dhe të gjashtë, Koalicioni "Maqedonia Jote" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 58 mandate parlamentare, "Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane" i LSDM-së dhe "Fronti Europian"  i udhëhequr nga BDI-ja kanë nga 18, koalicioni Vlen për 14 mandate dhe E majta dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë Tonë të Maksim Dimitrievskit nga  gjashtë mandate.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR