• e hënë, 23 dhjetor 2024

Milloshoski: Para së gjithash Marrëveshja të na jepet për inspektim, pastaj në seancë të mbyllur të shprehim të gjitha vërejtjet tona

Milloshoski: Para së gjithash Marrëveshja të na jepet për inspektim, pastaj në seancë të mbyllur të shprehim të gjitha vërejtjet tona

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, sot në konferencë për shtyp deklaroi se sipas Ligjit për informacione të klasifikuara, kërkojnë që Marrëveshja për “Behtel dhe Enka” t’u jepet për inspektim, ndërsa jo siç tha, t'ua sqaroj ndonjë ministër. Miloshoski pretendon se tetë deputetë të BDI-së dhe dy të LSDM-së tashmë kanë pasur mundësi ta shohin Marrëveshjen, nga të cilët, siç tha, dy deputetë nuk kanë pasur certifikatë sigurie.

"Thelbi i kërkesës sonë është sipas Ligjit për informacione të klasifikuara. Ne nuk kërkojmë që marrëveshjen të na e sqaroj ndonjë ministër. Ne kërkojmë dhe kemi të drejtë që marrëveshja të na jepet për inspektim dhe duke qenë se është një marrëveshje prej 500 fletësh, të kemi një afat të arsyeshëm prej të paktën 10 ditësh për ta shqyrtuar, analizuar dhe më pas të bëjmë një seancë të mbyllur ku ne do t'i shprehim të gjitha vërejtjet tona, por do t'i shpallim edhe të gjitha klauzolat që janë të dëmshme për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Besojmë se kjo kërkesë u takon deputetëve sepse tashmë është krijuar precedent", tha Milloshoski.

Në momentin që këta dy deputetë pa certifikatë sigurie kanë pasur një pasqyrë të marrëveshjes dhe kanë bërë propozim për ndryshime ligjore në tetë ligje kyçe, atëherë, shtoi Milloshoski, marrëveshjen mund ta marrin të gjithë deputetët.

“Nëse Marrëveshja është e fshehtë, dikush fsheh diçka, nëse dikush fsheh diçka, me shumë gjasa ka indikacione për korrupsion dhe krim”, tha Milloshoski.

Siç sqaroi, kërkojnë marrëveshja t'u dorëzohet në përputhje me nenin 120 të Rregullorës së Kuvendit. ls/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR