• e hënë, 23 dhjetor 2024

Milloshoski, Mitreski dhe Bendevska janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit

Milloshoski, Mitreski dhe Bendevska janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit

Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi në kuadër të seancës së tretë, pa diskutim dhe njëzëri i zgjodhi deputetët Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Jovan Mitreski nga LSDM dhe Vesna Bendevska nga ZNAM për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët u përcaktuan sot nga Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Për Milloshoskin votuan 69 deputetë, Mitreskin 82 deputetë, ndërsa Bendevskën 70 deputetë.

Menjëherë pas kësaj vazhduan me deklaratë solemne, ndërsa deputeti Milloshoski, i cili për arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, deklaratën solemne do ta japë në seancën e parë pasuese.

Paraprakisht, Kuvendi me 87 vota “pro” dhe një “kundër” dhe pa debat të përgjithshëm ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit. ls/

Foto: Printskrin

скрин 

QËNDRONI TË LIDHUR