• e hënë, 23 dhjetor 2024

Millkov: Ne duam të jemi pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Millkov: Ne duam të jemi pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Bullgaria dëshiron të përfshihet dhe të konsultohet në procesin e regjistrimit të bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, tha sot kreu i diplomacisë bullgare Nikollaj Millkov në një konferencë në Sofje.

Këtë, siç ka theksuar Millkov, ia ka përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, në takimin e djeshëm bilateral.

Siç raporton BNR, ai përveç ndryshimeve kushtetuese ka komentuar edhe spërkatjen me ngjyrë të zezë në emrin e klubit bullgar “Ivan Mihailov” në Manastir.

"Natyrisht, atmosfera atje e lejon të ndodhë. Ka elemente të mosndëshkimit që e favorizojnë atë. Tani, me sa dimë, aty tashmë po diskutohen disa variante të teksteve të ardhshme, që do të ishte ndryshim i Kushtetutës. Ne do të donim të ishim pjesë e këtij procesi, në mënyrë që ai të ecë pa probleme. Ne dëshirojmë të konsultohemi për ato çështje", tha Millkov, transmeton BNR.

Ai pret përgjigje nga Shkupi dhe vazhdimin e bisedimeve për uljen e tensioneve.

"Në këtë kuptim dje pata një bisedë të vogël me ministrin Osmani. Shpresoj se do të përgjigjen. Ne kemi kontakte përpara, në përpjekje për të ulur tensionin, pa dëmtuar të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Ky dialog duhet të vazhdojë për sa kohë të ketë vullnet nga ana e tyre. Në këtë kuptim, ne japim një dorë përsëri. Jemi gati të flasim. Jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të shqyrtojmë ndryshimet që po bëjnë", tha Millkov.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR