• e hënë, 23 dhjetor 2024

Millanoviq: Serbia duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur

Millanoviq: Serbia duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur

Zagreb, 31 maj 2023 (MIA) - Serbia duhet ta pranojë se Kosova është shtet i pavarur, deklaroi presidenti kroat, Zoran Millanoviq, transmeton Hina.

"Serbia duhet ta kuptojë dhe ta pranojpë se Kosova është e pavarur. Për fat të keq, këtë nuk e pranojnë edhe disa vende-anëtare të BE-së", potencoi Millanoviq.

Presidenti i Kroacisë potencoi se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, pas invazionit rus në Ukrainë ai ka qenë i vetmi i cili ju ka bërë thirrje vendeve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

"Megjithatë, kjo është sikur bisedoni me murin. Disa vende nuk e njohën, pasi druajnë se do të bëhet precedencë e cila do të mundej... në një moment krize të aplikohet tek ta dhe ata do të pësonin humbje", tha Millanoviq.

Kosova nuk njihet nga pesë vende të BE-së - Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR