• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mili: Problemi i ukrainasve në front janë fushat e minuara

Mili: Problemi i ukrainasve në front janë fushat e minuara

Uashington, 18 korrik 2023 (MIA) - Humbjet që po pëson Ukraina në ofensivë dhe përparimi i ngadalshëm i saj nuk janë për shkak të mungesës së mbrojtjes ajrore, por nga fushat e minuara në front, tha gjenerali Mark Mili, shef shtabit të përgjithshëm të përbashkët i ushtrisë amerikane.

Sipas tij, Ukraina ka mbrojtje ajrore të mjaftueshme me bazë tokësore për të sulmuar forcat ruse që sulmojnë edhe helikopterët rusë në ajër.

"Humbjet që pëson Ukraina në këtë ofensivë nuk janë aq nga fakti nëse mbrojtja ajrore është e mjaftueshme apo jo, por nga fushat e minuara. Ato janë minuar me mina antitank", tha Mili.

Ai theksoi se automjetet speciale për pastrimin e minave janë pjesë e fondeve që koalicioni ndërkombëtar dërgon për të mbrojtur Ukrainën.

Mili është i bindur se ukrainasit po përballen sipas procedurave dhe taktikave që mësuan në stërvitjet dhe operacionet e pastrimit të minave kryhen natën, "kur Rusia nuk mund të përdorë forcën e saj".

"Kundërsulmi nuk është i pasuksesshëm. Do të jetë i gjatë, i vështirë dhe i përgjakshëm, por në planin afatgjatë, ukrainasit do të kenë sukses, tha Mili. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR